Lushaku – Sadriu: Seanca për presidentin është farsë dhe improvizim - Gazeta Express
string(64) "lushaku-sadriu-seanca-per-presidentin-eshte-farse-dhe-improvizim"

Lajme

Gazeta Express

27/04/2026 17:06

Lushaku – Sadriu: Seanca për presidentin është farsë dhe improvizim

Lajme

Gazeta Express

27/04/2026 17:06

Shefja e GP të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se seanca e thirrur për të diskutuar për çështjen e presidentit është farsë, raporton Ekonomia Online.

Ajo ka thënë se vërtet është fatkeqësi sepse në vend që të kishim një emër konsensual ose me marrëveshje politike dhe të kishim një votim, të kishim një president, ne sot kemi vetëm improvizime të seancave.

“Në vend që të kishim një marrëveshje politike që do të sillte një emër për president, ne kemi tashmë një thirrje të një seance që është një tentativë për një farsë ose improvizim të një seance kinse po diskutojmë për president. Vërtet është fatkeqësi sepse në vend që të kishim një emër konsensual ose me marrëveshje politike dhe të kishim një votim, të kishim një president, ne sot kemi vetëm improvizime të seancave dhe kjo është për të ardhur keq po kështu është dhe një tentativë për t’u tallur me qytetarët. Në dukje të jashtme për t’u dukur se po diskutojmë për presidentin, ndërkohë për të mos realizuar të drejtën për të pasur një president. Kjo veçse e thellon krizën dhe nuk sjell asnjë zgjidhje edhe përdoret më shumë për propagandë nga shumica, e përgjegjësia e së cilës është më e madhja e tyre”, tha ajo.

Advertisement
Advertisement
Advertisement