Gjendja e Çalhanoglut e shqetëson Interin - Gazeta Express
string(41) "gjendja-e-calhanoglut-e-shqeteson-interin"

Sport

Gazeta Express

27/04/2026 13:37

Gjendja e Çalhanoglut e shqetëson Interin

Sport

Gazeta Express

27/04/2026 13:37

Lajm jo i mirë për Interin dhe trajnerin Cristian Chivu.

Mesfushori turk Hakan Çalhanoğlu e ka pësuar një lëndim të ri që mund ta mbajë jashtë fushave në një moment të rëndësishëm të sezonit.

Sipas raportimeve të fundit, lojtari e ka pësuar një tërheqje muskulore në muskulin “soleus” të këmbës së majtë, një problem që kërkon monitorim të vazhdueshëm dhe mund të ndikojë në aktivizimin e tij në ndeshjet e ardhshme, përcjell “Gazeta Express”.

Ky lloj dëmtimi zakonisht lidhet me mbingarkesë fizike dhe mund të kërkojë disa ditë apo edhe javë rikuperim, në varësi të shkallës së problemit.

Nuk është hera e parë që Çalhanoglu përballet me probleme muskulore këtë sezon, pasi më herët ka pasur edhe shqetësime në pjesë të tjera të këmbës.

Stafi mjekësor i Interit do ta vlerësojë gjendjen e tij ditë pas dite, ndërsa objektivi është që ai të rikthehet sa më shpejt, pa e rrezikuar përkeqësim të situatës.

Mungesa e tij do të ishte një goditje e madhe për skuadrën, duke qenë se mesfushori turk është një nga lojtarët kyç në organizimin e lojës dhe një nga elementët më të rëndësishëm në repartin ofanziv të ekipit.

Në ditët në vijim priten zhvillime të reja për kohën e saktë të rikuperimit, ndërsa Interi shpreson të mos e humbasë atë për një periudhë të gjatë në fazën vendimtare të sezonit. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement