Çifti që u vra në pritë në Lezhë  prindër të katër fëmijëve, mbi 30 plumba u shkrepën në veturë - Gazeta Express
string(93) "cifti-qe-u-vra-ne-prite-ne-lezhe-prinder-te-kater-femijeve-mbi-30-plumba-u-shkrepen-ne-veture"

Lajme

Gazeta Express

26/04/2026 18:56

Çifti që u vra në pritë në Lezhë  prindër të katër fëmijëve, mbi 30 plumba u shkrepën në veturë

Lajme

Gazeta Express

26/04/2026 18:56

Një ngjarje e rëndë tronditi ditën e sotme fshatin Balldren në Lezhë, ku një atentat me armë zjarri i ka marrë jetën një çifti bashkëshortësh. Viktimat janë identifikuar si Kreshnik dhe Gentjana Mujeci, përkatësisht 39 dhe 32 vjeç.

Sipas të dhënave paraprake, çifti po udhëtonte me një automjet tip “Audi Q7”, kur është qëlluar me breshëri plumbash nga persona ende të paidentifikuar. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se drejt mjetit janë qëlluar më shumë se 30 plumba, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të dy bashkëshortëve.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:50, ndërsa autorët janë larguar nga vendi i krimit pa lënë gjurmë. Deri më tani nuk ka persona të arrestuar, ndërkohë që policia ka ngritur pika kontrolli dhe po vijon kërkimet në zonë.

Mësohet se nga Tirana kanë mbërritur me urgjencë specialistë të sektorit të Krimeve të Rënda, të cilët po punojnë në bashkëpunim me policinë lokale për zbardhjen e plotë të atentatit.

Burime hetimore bëjnë me dije se viktimat kishin katër fëmijë. Dyshohet se çifti sapo kishte dalë nga një lokal në autostradën Lezhë–Shkodër dhe ishte nisur drejt banesës së tyre, e cila ndodhet rreth 30 minuta larg vendit të ngjarjes, kur janë qëlluar në lëvizje.

Ndërkohë, mësohet se Kreshnik Mujeci ka qenë më herët i arrestuar, në tetor të vitit 2017, si i dyshuar për vrasjen e shtetasit Genci Mhillaj në Shkodër. Në atë kohë, ai u akuzua për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim.

Kreu i komanduar i Policisë së Lezhës, Arben Nasufi, ka konfirmuar se mjeti është qëlluar me breshëri plumbash teksa ishte në lëvizje.

“Sot rreth orës 14:15 minuta në sallën operative të Lezhës ka mbërritur një informacion për të shtëna me armë zjarri në Balldren. Është konstatuar se gjatë lëvizjes së një mjeti, ai është qëlluar me breshëri armësh. Mjekët kanë konfirmuar për humbjen e jetëve të dy personave, një burrë e një grua.

Lajmi është shumë i rëndë. Nën drejtimin e prokurorit është ngritur grupi hetimor, po kryhen të gjitha veprimet operative në terren. Po punojmë intensivisht, po fiksojmë çdo provë në vendngjarje, me qëllim hetimin e plotë, zbardhjen e të gjithë dinamikës dhe zbulimin e autorëve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë”, tha Nasufi.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për bardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të këtij atentati të dyfishtë. /Panorama

Advertisement
Advertisement
Advertisement