Trump anulon dërgimin e emisarëve amerikanë në Pakistan: Ne i kemi letrat në dorë - Gazeta Express
string(80) "trump-anulon-dergimin-e-emisareve-amerikane-ne-pakistan-ne-i-kemi-letrat-ne-dore"

Lajme

Gazeta Express

25/04/2026 18:34

Trump anulon dërgimin e emisarëve amerikanë në Pakistan: Ne i kemi letrat në dorë

Lajme

Gazeta Express

25/04/2026 18:34

Donald Trump ka thënë se ka anuluar dërgimin e të dërguarve të tij, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, në Pakistan për bisedime me Iranin.

Delegacioni i Iranit tani është larguar nga Islamabadi pasi u takua me zyrtarë pakistanezë, raporton SkyNews, përcjell Gazeta Express.

“Nuk po bën një fluturim 18-orësh për të shkuar atje, ne i kemi të gjitha letrat në dorë,” tha Trump se u kishte thënë Witkoff dhe Kushner.

“Ata mund të na telefonojnë sa herë të duan, por ju nuk do të bëni më fluturime 18-orëshe për t’u ulur e për të folur për asgjë.”

Dje, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha se të dërguarit amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner do të udhëtonin sot drejt Pakistanit për “të dëgjuar iranianët”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement