Avokatët mbrojtës së tre serbëve të dënuar sot për sulmin e Banjskës kanë thënë se do ta apelojnë vendimin në Gjykatën e Apelit.
Avokati i Bllagoje Spasojeviqit, Lubomir Pantovic, ka thënë se Gjykata Themelore e Prishtinës nuk i ka rezistuar presionit të madh publik përgjatë këtyre tri viteve për të marrë vendim për dënim maksimal.
“Gjykata nuk i rezistoi presionit të madh publik trevjeçar për t’i dënuar të pandehurit me dënimin më të ashpër”, tha avokati i Spasojeviçit, Ljubomir Pantoviç.
Sipas avokatëve të Spasojevic e Tolic, “kualifikimi në aktakuzë ishte politik dhe se në këtë rast s’përmendet terrorizmi ose ndonjë përpjekje për shkëputjen e Veriut, meqë një gjë e tillë s’është e mundur të bëhet me 40 persona”, shkruan Kosovo Online, transmeton Express.
Derisa avokatja mbrojtëse e Dushan Maksimovic, Jovana Filipovic, tha se ADN-ja dhe gjetjet e tjera ishin negative dhe treguan se klienti i saj nuk kishte qenë në kontakt me armën.
“Ky vendim shkel të gjitha postulatet ligjore dhe jam i sigurt se trupi gjykues i gjykatës së apelit do ta shqyrtojë vendimin më me kujdes dhe do të nxjerrë një vendim bazuar në ligj”, ka thënë Filipovic.