Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi Kuvendi i Kosovës me shumicë votash ka votuar për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes.
Osmani ka thënë se është një hap i madh që forcon subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës dhe e vendos Kosovën krah për krah me Amerikën.
Postimi i plotë:
Kuvendi i Kosovës sot vulosi një moment historik duke ratifikuar marrëveshjen për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes. Është një hap i madh që forcon subjektivitetin tonë ndërkombëtar dhe e vendos Republikën e Kosovës aty ku e meriton: krah për krah me Amerikën dhe në mesin e shteteve që kontribuojnë për paqen globale.
Ishin Tomahaëk-ët amerikanë që, në vitin 1999, çanë errësirën dhe ndalën makinerinë gjenocidale serbe mbi popullin tonë. Ishte Amerika ajo që qëndroi në anën e drejtësisë, kur ne kishim më shumë nevojë se kurrë për shpresë dhe shpëtim. Dhe është Amerika përsëri sot, ajo që qëndron përkrah nesh.
Faleminderit SHBA-ve dhe Presidentit Trump për besimin dhe ftesën që të jemi shtet themelues i Bordit të Paqes.
Zoti e bekoftë Kosovën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës!