Me 64 vota për, asnjë kundër, asnjë abstenim, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar Ligjin për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030.
Ky projektligj përcakton kornizën ligjore, përgjegjësitë institucionale dhe procedurat për organizimin dhe funksionimin e Lojërave Mesdhetare, duke garantuar standarde të larta të transparencës, menaxhim efikas të fondeve publike dhe koordinim të plotë ndërinstitucional.