Trepça ka njoftuar se ka filluar zgjerimi i Terminalit Doganor 3021 në Mitrovicë, gjë e cila, siç thuhet në njoftim, po bëhet në përputhje me rritjen e vazhdueshme të volumit dhe nevojës për hapësira shtesë funksionale.
Zgjerimi po zhvillohet, me qëllim të përmirësimit të kushteve operative, rritjes së kapaciteteve për pritje dhe përpunim të mallrave, si dhe lehtësimit të qarkullimit dhe menaxhimit të mjeteve transportuese brenda terminalit.
Postimi
Fillon zgjerimi i Terminalit Doganor 3021 në Mitrovicë
Në përputhje me rritjen e vazhdueshme të volumit dhe nevojës për hapësira shtesë funksionale, Trepça ka filluar realizimin e projektit për zgjerimin e hapësirës së parkingut në kuadër të Terminalit Doganor 3021 – Zyra Doganore e Zhdoganimit në Mitrovicë.
Zgjerimi po zhvillohet në parcelën P-71208128-01090-1, me qëllim të përmirësimit të kushteve operative, rritjes së kapaciteteve për pritje dhe përpunim të mallrave, si dhe lehtësimit të qarkullimit dhe menaxhimit të mjeteve transportuese brenda terminalit.
Ky investim është në funksion të:
🔹 rritjes së efikasitetit në procedurat doganore
🔹 përmirësimit të kushteve për operatorët ekonomikë
🔹 avancimit të standardeve të shërbimeve në përputhje me praktikat moderne doganore
Projekti kontribuon drejtpërdrejt në zhvillimin e mëtejshëm të infrastrukturës logjistike dhe në fuqizimin e rolit të Terminalit Doganor 3021 si një pikë e rëndësishme për qarkullimin e mallrave dhe aktivitetin ekonomik në rajon.