Danimarkë: Dy trena përplasen kokë më kokë, disa të plagosur - Gazeta Express
string(58) "danimarke-dy-trena-perplasen-koke-me-koke-disa-te-plagosur"

Lajme

Gazeta Express

23/04/2026 8:38

Danimarkë: Dy trena përplasen kokë më kokë, disa të plagosur

Lajme

Gazeta Express

23/04/2026 8:38

Disa persona dyshohet se janë plagosur pasi dy trena u përplasën ballë për ballë në Danimarkë, sipas shërbimeve lokale të emergjencës.

Incidenti ndodhi pranë qytetit Hillerod, në veri të Kopenhagenit, ku dy trena lokalë u përplasën në rrethana ende të paqarta.

Një zëdhënës i Departamentit të Zjarrfikësve tha se ka pasur pasagjerë të lënduar, por nuk dha detaje për numrin apo gjendjen e tyre. Sipas tij, të gjithë pasagjerët janë nxjerrë nga trenat dhe nuk ka persona të bllokuar.

Ndërkohë, sipas gazetës daneze Ekstrabladet, informacionet paraprake flasin për 5 deri në 10 të plagosur nga aksidenti.

Forca të shumta policie dhe ekipe shpëtimi kanë shkuar në vendngjarje, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e përplasjes.

Policia njoftoi se aksidenti ka ndodhur në linjën hekurudhore midis Hillerod dhe Kagerup, në zonën e Isterodvejen.

“Dy trena janë përplasur ndërsa në vendin e aksidentit kanë mbërritur forca të shumta policie dhe shpëtimi. Pjesa e rrugës midis Isterodvejen dhe Kagerup është mbyllur dhe pritet të mbetet e mbyllur për një periudhë të zgjatur kohore. Shoferëve u kërkohet të zbatojnë rregullat e trafikut. Nuk mund të japim informacione të mëtejshme në këtë kohë, por do të vazhdojmë t’ju informojmë ndërsa situata zhvillohet,” thuhet në deklaratën e policisë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement