I dërguari i Trumpit i sugjeron FIFA-s ta dërgojë Italinë në Botërorin 2026 në vend të Iranit - Gazeta Express
string(93) "i-derguari-i-trumpit-i-sugjeron-fifa-s-ta-dergoje-italine-ne-boterorin-2026-ne-vend-te-iranit"

Sport

Gazeta Express

23/04/2026 8:41

I dërguari i Trumpit i sugjeron FIFA-s ta dërgojë Italinë në Botërorin 2026 në vend të Iranit

Sport

Gazeta Express

23/04/2026 8:41

Në SHBA po qarkullojnë zëra: I dërguari special i manjatit, Paolo Zampolli, i ka kërkuar FIFA-s të kthejë “Azzurrët” në SHBA për të marrë pjesë në fazën finale të Kupës së Botës.

I dërguari special i Donald Trump-it, Paolo Zampolli, i ka kërkuar zyrtarisht FIFA-s të zëvendësojë Iranin me Italinë në Kupën e Botës 2026.

Lajmi raportohet nga “Financial Times”, duke cituar burime sipas të cilave ky plan “është një përpjekje për të riparuar marrëdhëniet mes Donald Trump-it dhe Kryeministres Giorgia Meloni”, pas sulmeve të presidentit ndaj Papës lidhur me luftën në Iran.

“Konfirmoj se i kam sugjeruar Trump-it dhe Infantinos që Irani të zëvendësohet me Italinë në Kupën e Botës. Do të ishte një ëndërr t’i shihnim ‘Azzurrët’ në Botërorin e Shteteve të Bashkuara. Me katër tituj kampionë, Italia ka trashëgiminë e duhur për të justifikuar përfshirjen e saj,” deklaroi Zampolli për “Financial Times”.

Kush është Paolo Zampolli?

Paolo Zampolli është një sipërmarrës dhe menaxher italian, i njohur kryesisht për rolet e tij në botën e modës dhe pasurive të paluajtshme, si dhe për lidhjet e tij ndërkombëtare, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara.

Ndër faktet më të cituara rreth tij është roli që luajti në prezantimin e Melania Trump-it në rrethet e shoqërisë së lartë të Nju-Jorkut gjatë viteve ’90.

Përveç modës, Zampolli ka operuar në sektorin e pasurive të paluajtshme luksoze dhe njihet për afërsinë e tij me qarqet politike dhe të biznesit amerikan, përfshirë lidhjen e ngushtë me Donald Trump-in.

Gjatë viteve, ai ka mbajtur edhe role institucionale: ka përfaqësuar Shën Kits dhe Nevis (Saint Kitts and Nevis) në organizata ndërkombëtare dhe ka kryer aktivitete diplomatike.

Precedenti i vitit 2022

Edhe në vitin 2022, gjatë Kupës së Botës në Katar, ambasadori amerikan i kishte kërkuar kreut të FIFA-s, Gianni Infantinos, që Italia të zëvendësonte Iranin.

“Edhe një herë,” fillonte letra e asaj kohe, “bota pret veprimin tuaj udhëheqës për të skualifikuar Iranin nga Kupa e Botës. Si përfaqësues i Presidentit për futbollin në Këshillin për Sportin, Fitnesin dhe Ushqyerjen, vlerësoj se ky qëndrim (i Iranit) mund të dëmtojë më tej pozicionin e tyre. Në nivel personal, dhe nuk jam i vetmi, ëndërroj dhe jam i bindur se do ta shohim Italinë të luajë kundër Anglisë në Kupën e Botës pas skualifikimit të Iranit. Nga sa di unë, Italia është e para në renditjen e FIFA-s nga skuadrat e mbetura jashtë.”

Advertisement
Advertisement
Advertisement