PSG triumfon ndaj Nantes, i afrohet titullit në Francë - Gazeta Express
string(53) "psg-triumfon-ndaj-nantes-i-afrohet-titullit-ne-france"

Futboll

Gazeta Express

22/04/2026 21:19

PSG triumfon ndaj Nantes, i afrohet titullit në Francë

Futboll

Gazeta Express

22/04/2026 21:19

Paris Saint-Germain ka bërë një tjetër hap drejt mbrojtjes së titullit në Ligue 1.

Parisienët triumfuan lehtësisht 3:0 në shtëpi ndaj Nantes, në kuadër të javës së 26-të në elitën e futbollit francez.

Kvaratskhelia kaloi vendasit në epërsi në minutën e 13-të, pasi u tregua i saktë nga penalltia.

Në minutën e 37-të, Desire Doue shënoi për 2:0 dhe epilogun e pjesës së parë.

Në minutën e 50-të, Kvaratskhelia doli prapë në skenë, duke realizuar për 3:0, që në fund ishte edhe rezultati final.

Me këtë fitore, PSG shkon në kuotën e 66 pikëve në vendin e parë, katër më shumë sesa Lens.

Në anën tjetër, kjo humbje ia vështirëson edhe më shumë gjasat për mbijetesë Nantes, që gjendet në vendin e parafundit me 20 pikë gjithsej. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement