Berberi i Cucurellas e “zbulon” formacionin e Chelseat disa orë para ndeshjes me Brightonin - Gazeta Express
string(89) "berberi-i-cucurellas-e-zbulon-formacionin-e-chelseat-disa-ore-para-ndeshjes-me-brightonin"

Sport

Gazeta Express

22/04/2026 11:18

Berberi i Cucurellas e “zbulon” formacionin e Chelseat disa orë para ndeshjes me Brightonin

Sport

Gazeta Express

22/04/2026 11:18

Një episod i pazakontë e ka tronditur ambientin te Chelsea, pak orë para ndeshjes kundër Brightonit.

Formacioni i skuadrës londineze është “zbuluar” në mënyrë të papritur nga… berberi i Marc Cucurellas.

Sipas raportimeve, berberi i mbrojtësit spanjoll i kishte publikuar në rrjetet sociale disa detaje që lidhen me mungesat dhe zgjedhjet e skuadrës, duke e paraprirë kështu konfirmimin zyrtar të trajnerit Liam Rosenior, përcjell “Gazeta Express”.

Postimi në fjalë sugjeronte se disa lojtarë kyç nuk do të ishin të disponueshëm për sfidën ndaj Brightonit, informacion që më pas rezultoi i saktë kur u publikua lista zyrtare para ndeshjes.

Ngjarja ka shkaktuar reagime dhe habi, pasi rrallëherë ndodh që informacione kaq të ndjeshme të dalin nga burime kaq të pazakonta, duke e vënë në diskutim kontrollin e brendshëm të informacionit në klub.

Kjo situatë vjen në një moment delikat për Chelsean, që po e kalon një periudhë të vështirë rezultatesh dhe presioni mbi trajnerin Rosenior është në rritje.

Ndërkohë, episodi me “rrjedhjen” e formacionit vetëm sa e shton kaosin rreth skuadrës londineze, duke i theksuar problemet që shkojnë përtej fushës së lojës. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement