Kurti me mbledhje elektronike të qeverisë merr vendim për t'i çuar në Kuvend tre emra të KSHC'së - Gazeta Express
string(94) "kurti-me-mbledhje-elektronike-te-qeverise-merr-vendim-per-ti-cuar-ne-kuvend-tre-emra-te-kshcse"

Lajme

Gazeta Express

21/04/2026 22:34

Kurti me mbledhje elektronike të qeverisë merr vendim për t’i çuar në Kuvend tre emra të KSHC’së

Lajme

Gazeta Express

21/04/2026 22:34

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhje elektronike.

Në njoftimin dërguar mediave theksohet se është miratuar vendimi me të cilin i propozohet Kuvendit të Republikës së Kosovës, “ratifikimi i 3 (tre) anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim, si në vijim:

Në shkencat mjekësore, Driton Vela,

Në shkencat humane, Florim Gallopeni,

Nga radhët e studentëve, Shkurtë Bajgora”.

“Mandati i anëtarëve sipas këtij vendimi fillon vetëm pas përfundimit të mandatit të anëtarëve të KSHC-së për fushat përkatëse”, përfundon njoftimi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement