Deputetja e VV-së, Arbëreshë Kryeziu, ka thënë në “Pressing” të T7, se Andin Hoti nuk u propozua për President vetëm pse është djali i veprimtarit shqiptar Ukshin Hoti, por edhe pse ka një karrierë që e ka arritur me punë.
Ajo tha se edhe fakti që është djali i Ukshin Hotit ka qenë arsyje, por jo e vetmja.
“Andin Hoti mundet me qenë figurë unifikuese dhe e përshtatshme për President sepse është djali i njërit prej njerëzve ku dihet se çka ka përfaqësuar”.
“Nuk e kemi propozuar Andin Hoti vetëm pse është djali i Ukshin Hotit, por ai ka edhe një karrierë, por edhe pse është djali i Ukshin Hotit”, ka thënë ajo
Ndërsa, deputeti Alban Bajrami, tha se Hoti ka pasur një pozitë ku ka bashkëpunuar me të gjitha partitë politike. /Gazeta Express
Reisebüro Prishtina vazhdon të ofrojë fluturime të rregullta drejt destinacioneve kryesore evropiane. Fluturimet në linjën Dortmund – Prishtinë, si...