Dënimet për vrasjen e Liridonës, Hykmete Bajrami: Kush kryen krime të tilla do të kalbet nëpër burgje - Gazeta Express
string(99) "denimet-per-vrasjene-liridones-hykmete-bajrami-kush-kryen-krime-te-tillla-do-te-kalbet-neper-burgje"

Lajme

Gazeta Express

21/04/2026 20:29

Dënimet për vrasjen e Liridonës, Hykmete Bajrami: Kush kryen krime të tilla do të kalbet nëpër burgje

Lajme

Gazeta Express

21/04/2026 20:29

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar pasi Naim Murseli bashkë me dy të tjerë u dënuan me burg të përhershëm për vrasjen e Liridona Ademajt.

Ajo tha se pa përjashtim duhet të angazhohemi që raste të tilla të vrasjes së grave të mos ndodhin.

“Dënimi i tre të akuzuarve për vrasjen e LIRIDONA ADEMAJT është një lehtësim për familjen e Liridonës dhe për gjithë shoqërinë tonë. Të gjithë, pa përjashtim, duhet të angazhohemi që raste të tilla të vrasjes së grave të mos ndodhin”.

“Dënimi me burgim të përjetshëm është një dëshmi se kush kryen krime të tilla përballet me dorën e fortë të drejtësisë.  Ky vendim duhet të shërbejë si paralajmërim i qartë se kush kryen krime do të kalbet nëpër burgje”, ka thënë Bajrami. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement