Policia në kërkim të një të dyshuari për vrasjen e trefishtë në Podgoricë - Gazeta Express
string(73) "policia-ne-kerkim-te-nje-te-dyshuari-per-vrasjen-e-trefishte-ne-podgorice"

Lajme

Gazeta Express

21/04/2026 18:15

Policia në kërkim të një të dyshuari për vrasjen e trefishtë në Podgoricë

Lajme

Gazeta Express

21/04/2026 18:15

Policia në Mal të Zi ka bërë të ditur se është duke bërë kërkime intensive për Vehid Muriqin (25 vjeç) nga Rozhaja, i cili dyshohet për kryerjen e një vrasjeje të trefishtë në Podgoricë.

Tre trupa të pajetë janë gjetur mëngjesin e 21 prillit në një shtëpi në lagjen Aeroporti i Vjetër në Podgoricë, tha Policia përmes një njoftimi.

Siç është bërë e ditur, zyrtarët policorë, në koordinim me Prokurorinë e Lartë në Podgoricë, po ndërmarrin masa dhe veprime urgjente për lokalizimin dhe arrestimin e tij, ndërsa në dispozicion janë vënë të gjitha kapacitetet e Policisë.

“Sipas të dhënave të deritanishme, ky rast nuk lidhet me veprimtarinë e strukturave kriminale, përderisa Policia disponon informacione për identitetin e të dyshuarit për kryerjen e këtij akti penal dhe është duke bërë kërkime intensive”, thuhet në njoftimin e Policisë të Malit të Zi.

Policia dyshon se vrasjes së trefishtë i ka paraprirë një mosmarrëveshje mes të dyshuarit dhe viktimave.

Policia u bëri thirrje qytetarëve që, nëse kanë informacione që mund të ndihmojnë në gjetjen e të dyshuarit, të njoftojnë Policinë, duke paralajmëruar qytetarët që të tregojnë kujdes.

“Të gjithë personat janë me origjinë nga Rozhaja. Në vendin e ngjarjes po kryhet hetime. Sipas informacioneve paraprake nga vendi i ngjarjes, vepra penale me shumë gjasë është kryer me përdorimin e një arme të ftohtë”, thuhet në njoftim.

Autoritetet thanë se sipas informacioneve të para nga hetimet, krimi besohet të ketë ndodhur gjatë natës së kaluar./REL

Advertisement
Advertisement
Advertisement