Tashmë është në duart e lexuesit postromani i ri i Bajram Kosumit „Epoka e konsujve dhe paradigma të tjera“.
Libri trajton identitetin shqiptar dhe ballkanas në raport me Literaturën Konsullore, si quhet letërsia dokumentare e udhëpërshkruesve, filologëve, gazetarëve etj., deri edhe te letrat zyrtare të konsujve të shumtë perëndimorë në qytetet shqiptare dhe ballkanase. Duke shkruar me shkas dhe, të shumtën pa ndonjë qëllim shkencor, ata arritën me tekstet e tyre të krijojnë një themel jo të sigurt mbi të cilën sot shkruhet historia e shqiptarëve dhe e Ballkanit. Ata i shohin shqiptarët dhe ballkanasit si Tjetrin, sipas paradigmave të studimeve kulturore angleze.
Është një analogji e qartë midis epokës së konsujve dhe epokës së inteligjencës artificiale, në të cilën shumësia i informacionit në internet e paragjykon të vërtetën. Kjo analogji kuptohet edhe më mirë pasi ngjarjet në libër fillojnë kah mesi i shekullit XIX dhe përfundojnë në vitin 2025 dhe brenda këtij kuadri përfshihen personazhe historike e imagjinare, ngjarje historike të letrarizara dhe të shikuara nga perspektiva e Literaturës Konsullore.
Recensentët e librit Merxhan Avdyli, Marisa Kërbizi dhe Ismail Syla e theksojnë origjinalitetin e librit, si në zhanër, në tematikë dhe në ligjërimin autentik të Kosumit, të shfaqur më parë te Enciklopedia imagjinare (2024) dhe spikasin se “epoka e konsujve… nuk është vetëm një periudhë historike, por një gjendje e vazhdueshme mendore…”. Libri ka 225 faqe dhe gjendet te libraria Artini në Prishtinë.

Reisebüro Prishtina vazhdon të ofrojë fluturime të rregullta drejt destinacioneve kryesore evropiane. Fluturimet në linjën Dortmund – Prishtinë, si...