Ministria e Transformit Digjital e informon opinionin se Portali Kombëtar për Shërbime Elektronike uslugi.gov.mk është rikthyer sërish në funksion.
“Me përfundimin e aktiviteteve për ndërhyrje teknike dhe përmirësim të pajisjeve, sërish është mundësuar funksionimi normal i portalit dhe qasja e shërbimeve elektronike për qytetarët”, thuhet në njoftim.
Nga Ministria shprehin mirënjoheje ndaj qytetarëve për durimin dhe mirëkuptimin e treguar gjatë mungesës së përkohshme të shërbimeve dhe, siç thonë ata, “mbeten të përkushtuar për të ofruar shërbime digjitale të sigurta, stabile dhe të qasshme.
tag_katrorimaqedoni_2
Reisebüro Prishtina vazhdon të ofrojë fluturime të rregullta drejt destinacioneve kryesore evropiane. Fluturimet në linjën Dortmund – Prishtinë, si...