“Ishte e lumtur por e rënduar”, Leonardi tregon bisedën me nënën pas vendimit të Gjykatës - Gazeta Express
string(86) "ishte-e-lumtur-por-e-renduar-leonardi-tregon-biseden-me-nenen-pas-vendimit-te-gjykates"

Lajme

Gazeta Express

21/04/2026 17:15

“Ishte e lumtur por e rënduar”, Leonardi tregon bisedën me nënën pas vendimit të Gjykatës

Lajme

Gazeta Express

21/04/2026 17:15

Sot, Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dënuar me burgim të përjetshëm Naim Murselin dhe Granit Plavën, ndërsa Kushtrim Kokallën me 30 vjet burgim, për vrasjen e Liridona Ademajt më 29 nëntor të vitit 2023.

Lidhur me këtë çështje, në Frontal në T7, ka qenë i ftuar vëllai i Liridonës, Leonard Ademaj.

‘’E pritsha dënimin sikur u jep, përveç Kushtrim Kokalla, edhe për atë e mendojsha që do ta marr dënimin me burgim të përjetshëm. Sado pak thojsha që edhe Liridonës t’i pushojë shpirti rehat, edhe familjes. Biseda e parë ka qenë me nënën, e mërzitur por sado pak ishte e lumtur sepse kriminelët do të vuajnë dënimin e tyre, ashtu siç do ta vuajmë ne për tërë jetën mungesën e Liridonës. M’tha ‘’faleminderit shumë, thuaju krejtve që na kanë ndihmu, falënderoj mediat që kanë qenë prezentë gjithherë me neve’’, ka thënë ai në T7. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement