Lamine Yamal “i çmendur” pas Messit: Më i miri në histori, jo vetëm legjendë e futbollit - Gazeta Express
string(84) "lamine-yamal-i-cmendur-pas-messit-me-i-miri-ne-histori-jo-vetem-legjende-e-futbollit"

Sport

Gazeta Express

21/04/2026 12:06

Lamine Yamal “i çmendur” pas Messit: Më i miri në histori, jo vetëm legjendë e futbollit

Sport

Gazeta Express

21/04/2026 12:06

Lamine Yamal vazhdon ta shkruajë historinë në një moshë shumë të re.

Talenti i Barcelonës i ka fituar së fundmi dy çmime prestigjioze, duke u bërë sportisti më i ri ndonjëherë (vetëm 18 vjeç) që e arrin një sukses të tillë në këtë ceremoni që i shpërblen më të mirët e sportit botëror.

Gjatë këtij eventi të rëndësishëm, sulmuesi spanjoll e shfrytëzoi rastin për të folur për idhullin e tij absolut, Lionel Messi, duke i rezervuar fjalë të mëdha dhe plot admirim.

“Kur e kupton që një sportist nuk është legjendë vetëm në sportin e tij, por në të gjitha sportet, atëherë do të thotë se është më i miri. Messi është një shembull. Ai është futbollisti më i mirë në histori dhe gjithashtu sportisti më i mirë. Për mua nuk është një idol i zakonshëm”, u shpreh Yamal.

Fjalë që e konfirmojnë edhe njëherë lidhjen e fortë emocionale dhe frymëzimin që numri 10 historik i Barcelonës vazhdon ta ketë te brezat e rinj.

Yamal shtoi më tej se respekti për Messin është global: “E gjithë bota e respekton për gjithçka që ka bërë dhe për shembullin që e ka dhënë. Shpresoj ta ndjek rrugën e tij”, deklaroi talenti 18-vjeçar.

Në fund, ai foli edhe për ëndrrën e tij të madhe me kombëtaren e Spanjës, duke parë drejt Kupës së Botës që do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

“Jam shumë i emocionuar. Kam ëndërruar gjithmonë të luaj në një Botëror dhe dua ta shoh nënën time në tribunë. Kanë mbetur edhe dy muaj dhe do të kalojnë shpejt. Shpresojmë të bëhemi kampionë”, përfundoi Yamal. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement