Sekreti i fizikut të Erling Haalandit: 6 mijë kalori në ditë me zemër e mëlçi lope, terapi me dritë të kuqe… - Gazeta Express
string(106) "sekreti-i-fizikut-te-erling-5haalandit-6-mije-kalori-ne-dite-me-zemer-e-melci-lope-terapi-me-drite-te-kuqe"

Futboll

Gazeta Express

20/04/2026 17:03

Sekreti i fizikut të Erling Haalandit: 6 mijë kalori në ditë me zemër e mëlçi lope, terapi me dritë të kuqe…

Futboll

Gazeta Express

20/04/2026 17:03

Pas vërshëllimës përfundimtare në “Etihad”, Erling Haalandi e dinte se misioni i tij kishte përfunduar. Ai i liroi flokët e gjatë, hoqi fanellën dhe festoi me tifozët e Manchester Cityt.

Sulmuesi 25-vjeçar ishte i mbuluar me gërvishtje dhe shenja nga qafa deri te beli, pas një beteje të ashpër 90-minutëshe me rivalin e tij të vjetër Gabriel Magalhães, në një duel që shpesh i ngjante më shumë një ndeshjeje të “WrestleMania” sesa futbollit.

Ishte një përballje e vërtetë “old-school”, me shtyrje, përplasje dhe madje edhe një moment që u duk si goditje me kokë mes lojtarëve të Manchester Cityt dhe Arsenalit, teksa luftonin për titullin e Premierligës.

“Kjo është Premierliga sot. Është si mundje herë pas here,” tha Haalandi.

Momenti kyç erdhi kur ai arriti të shkëputej nga Gabrieli brenda zonës dhe shënoi golin që e hapi garën për titull.

Duke pasur parasysh forcën dhe fizikun e brazilianit, konsideruar si një nga mbrojtësit më të fortë në botë, goli i Haalandit tregoi fuqinë e jashtëzakonshme fizike të norvegjezit.

Kur hoqi fanellën pas golit, u bë e qartë pse ai mund të përballonte një duel të tillë – trupi i tij është i ndërtuar si një makinë.

I shpejtë, vdekjeprurës para portës dhe me forcë të madhe, Haalandi konsiderohet nga shumë si sulmuesi më i mirë në botë.

Megjithatë, kjo nuk vjen vetëm nga talenti natyral, por edhe nga një regjim i pazakontë.

Dieta e tij arrin deri në 6000 kalori në ditë dhe përfshin ushqime të pazakonta si zemra dhe mëlçi lope, siç tregoi në dokumentarin “Haaland: The Big Decision”.

“Ju të tjerët nuk i hani këto, por unë kujdesem për trupin tim. Mendoj se ushqimi cilësor dhe lokal është më i rëndësishmi,” tha ai.

Përveç kësaj, ai konsumon shpesh mish në skarë, mjaltë natyral dhe shumë qumësht, të cilin e quan “ilaçi i tij magjik”.

Në mëngjes preferon vezë me bukë të thartë dhe kafe me shurup panje, ndërsa nuk mungon as peshku në dietën e tij.

Regjimi i rikuperimit është po aq intensiv: terapi me dritë të kuqe, sauna, banja me akull dhe seanca fizioterapie.

Këto metoda e ndihmojnë të ruajë formën maksimale gjatë gjithë sezonit.

Edhe Cristiano Ronaldo është i njohur për përdorimin e rregullt të banjave me akull.

Haalandi thekson gjithashtu rëndësinë e fleksibilitetit në zonën e ijeve dhe kofshëve për të realizuar gola të vështirë, si ai kundër Borussia Dortmund në Ligën e Kampionëve.

Pas një beteje fizike si ajo ndaj Gabrielit, është e sigurt që rikuperimi ka nisur menjëherë – me shumë gjasa me një banjë akulli sapo ai la fushën e “Etihad”./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement