Haxhiu autorizon dërgimin e FSK'së në Gaza në kuadër të Forcës Ndërkombëtare atje - Gazeta Express
string(88) "u-d-presidentjaalbulena-haxhiu-autorizon-dergimin-e-fsk-se-ne-mision-paqeruajtes-ne-gaza"

Lajme

Gazeta Express

20/04/2026 15:57

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK’së në Gaza në kuadër të Forcës Ndërkombëtare atje

Lajme

Gazeta Express

20/04/2026 15:57

U.D Presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu ka njoftuar se ka autorizuar dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në operacion ndërkombëtar paqeruajtës, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza.

Ajo ka thënë se ky Kosova kishte nevojë për mbështetje, ndërsa sot merr përgjegjësi që të jep kontribut në skenën ndërkombëtare.

“Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, sot autorizova dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në operacion ndërkombëtar paqeruajtës, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza. Ky vendim pasqyron një Kosovë që e kupton sigurinë si detyrim ndaj qytetarëve të saj dhe si përgjegjësi ndaj paqes dhe rendit ndërkombëtar”.

“Nga një vend që dikur kishte nevojë për mbështetjen e të tjerëve, Kosova sot merr përgjegjësi dhe jep kontribut në skenën ndërkombëtare. Forca e Sigurisë së Kosovës është një institucion i ndërtuar me profesionalizëm dhe standarde të larta, e gatshme të shërbejë krah partnerëve tanë strategjikë. Pjesëmarrja në misione të tilla dëshmon pjekurinë shtetërore të Republikës sonë dhe vendin që Kosova po e forcon çdo ditë në arenën ndërkombëtare”, ka shkruar Haxhiu.

Vjosa Osmani si presidente e kishte nënshkruar marrëveshjen e Bordit të Paqes të udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump, ku përfshine dhe këtë çështje. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement