Harry Kane po vazhdon ta shkruajë historinë me Bayern Munichun duke e fituar trofeun e tretë me klubin bavarez dhe duke i lënë pas vitet pa trofe në karrierën e tij.
Falë fitores së fundit, Bayerni e siguroi titullin në Bundesligë e duke konfirmuar dominimin në kampionatin gjerman dhe duke ia dhënë sulmuesit anglez një tjetër sukses të rëndësishëm në karrierë, shkruan “Gazeta Express”.
Pas ndeshjes, Kane u shpreh i lumtur për këtë arritje: “Është një shpërblim shumë i bukur për mua.”
Sulmuesi anglez e theksoi gjithashtu rëndësinë e këtij momenti pas shumë viteve pritje:
“Kam pritur shumë për këto momente. Tani dua të vazhdoj të fitoj sa më shumë trofe.”
Në moshën 32-vjeçare, Kane po e përjeton një nga periudhat më të mira të karrierës së tij, duke qenë protagonist absolut me gola dhe performanca vendimtare për skuadrën e drejtuar nga Vincent Kompany.
Ky është një kapitull i ri për ish-sulmuesin e Tottenhamit, i cili për shumë vite ishte kritikuar për mungesën e trofeve, por tani po e kompenson me sukseset e njëpasnjëshme në Gjermani.
Me Bayern Munichun në garë edhe në kompeticione të tjera, Kane synon të mos ndalet këtu dhe të vazhdojë ta pasurojë vitrinën e tij në sezonet në vijim. /Gazeta Express