Kina shpreh “shqetësim” për sekuestrimin e anijes iraniane nga SHBA - Gazeta Express
string(65) "kina-shpreh-shqetesim-per-sekuestrimin-e-anijes-iraniane-nga-shba"

Lajme

Gazeta Express

20/04/2026 11:25

Kina shpreh “shqetësim” për sekuestrimin e anijes iraniane nga SHBA

Lajme

Gazeta Express

20/04/2026 11:25

Ministria e Jashtme e Kinës ka bërë thirrje që bisedimet e paqes mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës të rifillojnë, pas sekuestrimit të anijes Touska me flamur iranian.

Zëdhënësi Guo Jiakun ka deklaruar në një konferencë për media se Kina shpreh “shqetësim” për “ndërhyrjen me forcë” të kësaj anijeje nga forcat amerikane, sipas agjencisë AFP.

Ministria e Jashtme kineze më herët e ka cilësuar bllokadën detare amerikane ndaj porteve iraniane si “të papërgjegjshme dhe të rrezikshme”.

Vendi vlerësohet se blen rreth 90% të naftës që eksporton Irani – ndërsa analistët thonë se bllokada amerikane mund të jetë e dizajnuar për të ushtruar presion mbi Kinën që të shtojë presionin e saj ndaj Iranit, ka raportuar BBC, transmetuar Gazeta Express.

Advertisement
Advertisement
Advertisement