Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka lavdëruar aksionet anti-bixhoz dhe anti-drogë në Kosovë.
“Me vendosmëri e sakrificë, në qeverisjen tonë edhe në këto ditë të mandatit të tretë kemi shpartalluar bandat kriminale paraushatarake që shërbenin si struktura në veri. Se luftimi i krimit të organizuar është pakompromis dëshmojnë edhe aksionet e suksesshme anti-drogë në Pejë, e ato anti-bixhoz në disa qytete të vendit tonë”, tha ai.
Dje u raportua se Fahredin Mujka, vëllai i Faruk Mujka, është në mesin e 21 personave të arrestuar në kuadër të një operacioni të madh kundër bixhozit të paligjshëm dhe skemave piramidale.
Mujka është kryeshefi i ndërmarrjes publike “Ibër Lepenci”, njëherësh ish-nënkryetari i Komunës së Mitrovicë.
Aksioni është zhvilluar në disa qytete, përfshirë Mitrovicën, Vushtrrinë, Prishtinën dhe Istogun, në koordinim mes Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Themelore në Mitrovicë.
Reisebüro Prishtina vazhdon të ofrojë fluturime të rregullta drejt destinacioneve kryesore evropiane. Fluturimet në linjën Dortmund – Prishtinë, si...