S’ka vend për festë tek City, Guardiola me porosi për lojtarët e tij - Gazeta Express
string(66) "ska-vend-per-feste-tek-city-guardiola-me-porosi-per-lojtaret-e-tij"

Sport

Gazeta Express

20/04/2026 9:00

S’ka vend për festë tek City, Guardiola me porosi për lojtarët e tij

Sport

Gazeta Express

20/04/2026 9:00

Manchester City e ka marrë një fitore shumë të rëndësishme me rezultat 2-1 ndaj Arsenalit në një përballje direkte për titullin e në Premierligë duke e ngushtuar diferencën dhe duke i rritur ndjeshëm shanset për triumf.

Pas ndeshjes, Guardiola ishte i qartë në mesazhin e tij, duke kërkuar përqendrim total nga skuadra, shkruan “Gazeta Express”.

“Ende nuk ka përfunduar asgjë. I kemi edhe tri apo katër javë shumë të gjata përpara dhe çdo ndeshje do të jetë një finale.”

Trajneri spanjoll e theksoi rëndësinë e qetësisë dhe vazhdimësisë në këtë fazë vendimtare të sezonit.

“Ajo që e kemi bërë është e mirë, por nuk mjafton. Duhet të vazhdojmë me të njëjtin mentalitet në çdo ndeshje.”

Në një ndeshje të luftuar dhe plot emocione, ishte Erling Haaland ai që e vendosi fatin e takimit me golin e fitores, duke ia dhënë Cityt një avantazh të rëndësishëm në sprintin final të sezonit.

Me disa javë ende për t’u luajtur, gara për titull në Premierligë mbetet e hapur, por Manchester City duket se e ka marrë momentumin e duhur në momentin më vendimtar. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement