Tare: Allegri ka një kontratë të gjatë me ne, po e planifikojmë të ardhmen bashkë - Gazeta Express
string(79) "tare-allegri-ka-nje-kontrate-te-gjate-me-ne-po-e-planifikojme-te-ardhmen-bashke"

Futboll

Gazeta Express

19/04/2026 16:05

Tare: Allegri ka një kontratë të gjatë me ne, po e planifikojmë të ardhmen bashkë

Futboll

Gazeta Express

19/04/2026 16:05

Drejtori sortiv i Milanit, Igli Tare, këmbëngul se Massimiliano Allegri “ka një kontratë shumë të gjatë dhe ne po punojmë me të për të planifikuar të ardhmen”, por kualifikimi në Ligën e Kampionëve është thelbësor.

Në javët e fundit është folur shumë për të ardhmen e Allegrit, i cili është lidhur ngushtë me postin vakant te kombëtarja e Italisë, ndërsa raportohet gjithashtu se ai nuk është plotësisht i kënaqur me strukturën e klubit.

“Mendoj se është e kotë të flasim për këtë tani, duhet të përqendrojmë gjithë energjinë tonë për të arritur objektivin, që është kualifikimi në Champions. Kjo do të thotë shumë për të ardhmen dhe strategjinë e këtij klubi,” deklaroi Tare për “DAZN Italia”.

“Nuk ka asgjë për të thënë për Allegrin, ai ka bërë një punë shumë të mirë këtë sezon, ka një kontratë shumë të gjatë me klubin dhe, siç tha dje, i pëlqen të planifikojë afatgjatë, ndaj ne po punojmë me të për të ndërtuar të ardhmen”, shtoi ai.

Është sugjeruar gjithashtu se e ardhmja e vetë Tares mund të varet nga fakti nëse Allegri do të qëndrojë te Milani sezonin e ardhshëm.

“Sinqerisht nuk mendoj për këtë situatë, pasi është pjesë e futbollit. Kur mungojnë rezultatet, gjithçka vihet në diskutim, dhe ne jemi të vetëdijshëm për këtë. Gjëja më e rëndësishme për ne është të arrijmë objektivat tona, pastaj mund të ulemi të gjithë me Giorgio Furlani, Zlatan Ibrahimović dhe të tjerët për të planifikuar sezonin e ardhshëm”, u shpreh ai.

Situata në javët e fundit të sezonit është disi e çuditshme, pasi kuqezinjtë vijnë pas humbjeve të dhimbshme radhazi ndaj Napolit dhe Udineses.

Megjithatë, humbja e Napolit ndaj Lazios dje do të thotë se një fitore në këtë ndeshje do ta rikthente Milanin në vendin e dytë, me fokusin te sigurimi i kualifikimit në Champions.

“Kemi gjashtë finale përpara dhe gjithmonë ndeshja e radhës është më e rëndësishmja, ndaj kemi respekt maksimal për Veronën, një skuadër që nuk ka asgjë për të humbur. Duhet të bëjmë një paraqitje të mirë që nga fillimi për të vendosur themelet për një fund të mirë sezoni,” përfundoi Tare./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement