Bazuar në “Planifikimin përfundimtar të prokuroimit” për vitin 2025, rezulton se Policia e Kosovës kishte planifikuar për “Kontrata për furnizim” 84 kontrata në vlerë 11 milion e 736 mijë euro.
Për “Kontratat për shërbime” 7 milionë e 716 mijë euro.
Dhe për “Kontratat për punë” 14 milionë e 456 mijë euro.
Nga gjithsej 125 procese të planifikuara, rezulton se brenda vitit 2025 ka realizuar 111 kontrata.
Mirëpo, asnjëra nga këto nuk rezulton për blerjen e veturave
I pyetur shefi i Zyrës së Prokurimit Publik në Policinë e Kosovës, Artan Fejza, lidhur me 80 veturat që dyshohet të jetë importuar nga Porsche Kosova me qëllim të shitjes së Policisë së Kosovës, nuk ka pranuar të jap asnjë informacion.
Ndërsa, nuk ka dhënë asnjë sqarim as për bazën ligjore të cilën janë duke e shfrytëzuar për të ju shmangur procedurave të tenderimit të hapur publik, i cili përcakton se kompania që fiton kontratën është ajo që oferton me çmimin më të ulët.
“Fezja: Përmes ZIP-it të lutna, ju adresohesh ZIP-it, krejt përgjigjet përmes ZIP-it i merrni.
Gazetarja: Po, po. Vetëm deshta me të pyt për qeto Skodat që jon marrë vitin e kalum prej Porsches a ka pas një marrëveshje të shkrume me Policinë e Kosovës?
Fezja: Të lutna përmes Zyrës së Informimit gjithë përgjigjet t’i adresoni.
Gazetarja: Po i kom përcjell të Zyra e Informimit.
Fejza: Ani, ju përgjigjen ata.
Gazetarja: Po shkurtimisht atëherë me çfarë baze ligjore jon bo marrëveshjet konfidenciale për vetura.
Fezja: Ndalon telefonin.
Për më shumë ndiqeni hulumtimin “Skema e dështuar: Veturat e “destinuara” për Policinë ndryshojnë destinacionin”, i cili transmetohet në T7, Gazeta Express dhe platformat online të “Betimi për Drejtësi”
Në një kohë kur kërkesa për destinacione autentike dhe ende të paprekura po rritet ndjeshëm, veriu i Shqipërisë po...