Banesë 450 mijë euro e vetura mbi 200 mijë euro - Kjo është pasuria e Nezir Krakut - Gazeta Express
string(80) "banese-450-mije-euro-e-vetura-mbi-200-mije-euro-kjo-eshte-pasuria-e-nezir-krakut"

Lajme

Gazeta Express

18/04/2026 20:09

Banesë 450 mijë euro e vetura mbi 200 mijë euro – Kjo është pasuria e Nezir Krakut

Lajme

Gazeta Express

18/04/2026 20:09

Deputeti i koalicionit VV–Guxo–Alternativa, Nezir Kraki, ka bërë publik deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë, ku bie në sy veçanërisht koleksioni i tij i veturave, me një vlerë totale që arrin në rreth 229 mijë euro.

Sipas dhënave publikuara nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, Kraki posedon pesë vetura, shumica prej tyre të kategorisë “oldtimer”, të cilat përbëjnë një koleksion të veçantë dhe me vlerë të konsiderueshme në tregun e automjeteve klasike.

Vetura më e shtrenjtë e deklaruar është një Volkswagen i vitit 1952, me vlerë prej 115 mijë euro, që përbën edhe pjesën më të madhe të këtij koleksioni. Ndërkohë, në listë figurojnë edhe:

BMW (2024) – 40,000 euro

Volkswagen (1979) – 34,000 euro

Volkswagen (1958) – 28,000 euro

Opel Kadett (1966) – 12,000 euro

Të gjitha këto automjete janë në pronësi të deklaruesit dhe, sipas përshkrimit, janë siguruar përmes blerjeve dhe transaksioneve brenda një koleksioni personal, duke lënë të kuptohet për një interes të hershëm të deputetit në automjetet klasike.

Përtej veturave, deklarimi i pasurisë tregon se Kraki zotëron edhe një banesë prej 60 metrash katrorë, në vlerë 450 mijë euro, e cila është blerë përmes kredisë bankare.

Sipas dokumentit, ai ka marrë kredi në vlerë totale prej 372 mijë euro, nga të cilat aktualisht i kanë mbetur për t’i shlyer rreth 227 mijë euro, me afat kthimi deri në vitin 2035.

Në aspektin financiar, deputeti ka deklaruar edhe mjete të kursyera dhe para të gatshme në vlerë rreth 16,500 euro, të shpërndara në institucione bankare brenda dhe jashtë vendit, përfshirë një depozitë në Francë dhe një llogari në Kosovë, si dhe para cash.

Sa i përket të ardhurave, Kraki ka raportuar pagë vjetore si deputet në shumën prej 16,700 euro, ndërsa ka përfituar edhe 4,800 euro nga angazhimi i pjesshëm si ligjërues në Francë. Në deklarim janë përfshirë edhe të ardhurat e bashkëshortes, e cila punon në Francë dhe ka realizuar të hyra vjetore prej 28 mijë euro

Advertisement
Advertisement
Advertisement