Trajnerja e parë grua në top pesë ligat evropiane të meshkujve mposhtet në debutim - Gazeta Express
string(82) "trajnerja-e-pare-grua-ne-top-pese-ligat-evropiane-te-meshkujve-mposhtet-ne-debutim"

Futboll

Gazeta Express

18/04/2026 18:20

Trajnerja e parë grua në top pesë ligat evropiane të meshkujve mposhtet në debutim

Futboll

Gazeta Express

18/04/2026 18:20

Ndihmës-trajnerja Marie-Louise Eta bëri histori duke u bërë gruaja e parë që drejton një ekip në elitën e futbollit europian (duke llogaritur pesë ligat më të mëdha).

Megjithatë, debutimi i saj me Union Berlinin nuk ishte i lehtë. Skuadra u mposht 2-1 nga Wolfsburgu dhe rreziku për rënie nga kategoria u rrit.

Union Berlin zbriti në vendin e 12-të me 32 pikë – gjashtë pikë mbi zonën e “play-offit” për mbijetesë.

Wolfsburgu është në një situatë edhe më të vështirë, duke qenë i parafundit në renditje, por me këtë fitore arriti në 24 pikë dhe ruajti shpresat për mbijetesë.

Ndërkohë, Borussia Dortmundi humbi 2-1 ndaj Hoffenheimit të kosovarëve dhe shpresat për titull u shuan përfundimisht.

Diferenca me kreun është 12 pikë, ndërsa Bayern Munichu ka nevojë për vetëm një pikë për t’u shpallur kampion.

Bayerni pret Stuttgartin këtë të diel në “Allianz Arena”.

Me dy gola nga penalltia të Andrej Kramaricit, Hoffenheim u ngjit në vendin e pestë me 54 pikë.

Bayer Leverkuseni gjithashtu gaboi në këtë javë të 30-të, duke humbur 2-1 ndaj Augsburgut në “BayArena”.

Si pasojë, Leverkuseni humbi mundësinë për t’u afruar me top 4 dhe u tejkalua nga Hoffenheimi, duke rënë në vendin e gjashtë me 52 pikë.

Nëse Bundesliga do të përfundonte sot, Hoffenheimi do të kualifikohej në Ligën e Evropës, ndërsa Leverkuseni në Ligën e Konferencës.

Në ndeshjen tjetër të së shtunës, Werder Bremeni mposhti Hamburgerin 3-1 në një duel mes skuadrave që luftojnë për mbijetesë.

Werder Bremeni u ngjit në vendin e 14-të me 31 pikë – po aq sa ka edhe Hamburgu (vendi i 13-të)./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement