Si mund ta fitojë Interi titullin, qysh në fundjavën e ardhshme? - Gazeta Express
string(62) "si-mund-ta-fitoje-interi-titullin-qysh-ne-fundjaven-e-ardhshme"

Futboll

Gazeta Express

18/04/2026 18:03

Si mund ta fitojë Interi titullin, qysh në fundjavën e ardhshme?

Futboll

Gazeta Express

18/04/2026 18:03

Interi mund ta fitojë titullin e Serie A për sezonin 2025-26 që fundjavën e ardhshme, por duhet të mposhtë Torinon në transfertë dhe të shpresojë në rezultate të favorshme nga Napoli dhe Milani.

Fitorja 3-0 ndaj Cagliarit të premten i lejoi zikaltërve të forcojnë kryesimin në tabelë.

Skuadra e drejtuar nga Cristian Chivu tani ka një avantazh prej 12 pikësh ndaj Napolit në vendin e dytë, i cili ka një ndeshje më pak për të zhvilluar kundër Lazios.

Milani, gjithashtu me një ndeshje më pak, ndodhet 15 pikë pas Interit në vendin e tretë dhe do të përballet me Hellas Verona të dielën.

Interit i kanë mbetur edhe pesë ndeshje dhe fitimi i titullit këtë sezon duket tashmë vetëm çështje kohe.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, zikaltërit mund të sigurojnë edhe Scudetton e 21-të që fundjavën e ardhshme, por duhet të fitojnë ndaj Torinos dhe të shpresojnë që Napoli dhe Milani të humbasin pikë.

Që Interi ta shpallet kampion më 26 prill, Napoli nuk duhet të marrë më shumë se dy pikë në dy ndeshjet e ardhshme kundër Lazios dhe Cremoneses, ndërsa Milani nuk duhet të fitojë dy sfidat e tij të ardhshme ndaj Veronës dhe Juventusit./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement