SHGM: Pas skadimit të afatit për zgjedhjen në RTM, publiku pret proces kredibil dhe plotësisht transparent - Gazeta Express
string(104) "shgm-pas-skadimit-te-afatit-per-zgjedhjen-ne-rtm-publiku-pret-proces-kredibil-dhe-plotesisht-transparent"

Maqedoni

Gazeta Express

17/04/2026 18:20

SHGM: Pas skadimit të afatit për zgjedhjen në RTM, publiku pret proces kredibil dhe plotësisht transparent

Maqedoni

Gazeta Express

17/04/2026 18:20

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) e thekson nevojën që zgjedhja e pozitave udhëheqëse, drejtorit dhe zëvendësdrejtorit, në Radio Televizionin e Maqedonisë (RTM) të zhvillohet përmes një procesi transparent, inkluziv dhe kredibil, me fokus të qartë te cilësia e kandidatëve dhe mbrojtja e interesit publik, transmeton Portalb.mk.

“Duke pasur parasysh se afati për këtë procedurë ka skaduar më 15 prill, vlerësojmë se është me rëndësi të veçantë që i gjithë rrjedhim i mëtejmë i procedurës të udhëhiqet në mënyrë transparente dhe në përputhje të plotë me dispozitat ligjore, me respektim të vazhdueshëm të procedurave institucionale dhe parimeve të sigurisë juridike”, thonë nga SHGM.

SHGM apelon që zgjedhja të udhëhiqet mbi bazën e integritetit profesional, përvojës relevante të kandidatëve, vizionit të qartë dhe kapacitetit real për avancimin e punës së servisit publik radiodifuziv.

Njëkohësisht, shton SHGM, është e domosdoshme që Ligji për Shërbimet Mediatike Audio dhe Audiovizuele të respektohet plotësisht dhe në mënyrë konsekuente në të gjitha aspektet e procedurës, pa qasje selektive dhe pa devijime, me qëllim që të sigurohen legjitimiteti, siguria juridike dhe besimi në procedurë.

“Një proces zgjedhor cilësor dhe i zhvilluar me kujdes është parakusht thelbësor për përballimin e sfidave me të cilat përballet servisit publik radiodifuziv në shërbim të interesit publik. Vetëm në atë mënyrë mund të kontribuohet në forcimin e standardeve profesionale, pavarësisë dhe kapacitetit të përgjithshëm të RTM-së për të punuar në interes të qytetarëve. Prandaj, presim që udhëheqësia e re, me një qasje të përgjegjshme dhe strategjike, të kontribuojë në avancimin e servisit publik, përmes prioriteteve të qarta zhvillimore, menaxhimit profesional, forcimit të përkushtuar të rrjetit të korrespondentëve dhe përcaktimit të qartë për të punuar në interes publik. SHGM mbetet partner konstruktiv në ndjekjen e këtij procesi dhe në mbështetjen e të gjitha përpjekjeve që çojnë drejt një servisi publik radiodifuziv të fortë, të pavarur dhe profesional”, thonë nga SHGM.

Kujtojmë se më 10 mars, me 66 vota “për”, Kuvendi miratoi vendimin për shpalljen e konkursit publik për emërimin e anëtarëve të rinj të Këshillit Programor në RTVM, me ç’rast në seancë nuk u paraqit asnjë deputet për të marrë fjalë në debat të përgjithshëm para se propozim-vendimi të vihet në votim, raporton RTVM.

Ndër rekomandimet kryesore që autoritetet maqedonase duhet t’i përmbushin në vitin 2024, në kapitullin kyç 23 për sundimin e ligjit dhe të drejtat themelore, në lidhje me lirinë e shprehjes, KE thekson se Maqedonia e Veriut duhet ta përmirësojë zbatimin e strategjisë për reforma të transmetuesit publik dhe t’i finalizojë emërimet në Këshillin Programor të Shërbimit Radiodifuziv Publik dhe në Këshillin e Rregullatorit Mediatik.

Advertisement
Advertisement
Advertisement