Nga Ministria e Punëve t; Brendshme njoftojnë se në rrugën rajonale Tetovë – Jazhincë ka ndodhur një aksident në të cilën lëndime trupore ka pësuar një 44-vjeçar.
“Më 16.04.2026 në orën 06:40 në SPB Tetovë u njoftua se në kryqëzimin e rrugës rajonale Tetovë – fsh. Jazhincë me rrugën lokale për në fsh. Tearcë ka ndodhur aksident rrugor ndërmjet një automjeti udhëtarësh “Pezho” me targa të Tetovës, i drejtuar nga H.M. (44) nga fsh. Tearcë dhe një minibusi “Citroen”, prone e MPB-së, i drejtuar nga D.S. (49) nga fsh. Jegunoc.
Nga ky aksident, ka pësuar lëndime të rënda trupore personi H.M., të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Është bërë hetim nga ekipi hetimor i SPB Tetovë”, thonë nga MPB.
tag_katrorimaqedoni_2
Një lajm I mirë për bashkëatdhetarët tanë në zonën Karlsruhe-Baden-Baden! Duke filluar nga kjo verë, Reisebüro Prishtina sjell një...