Kryetari i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një konferencë për shtyp.
Ndër shumë gjëra që tha në këtë konferencë, Duka foli edhe për miqësoret që kombëtarja shqiptare mund t’i zhvillojë në qershor, dhe asnjëra prej tyre nuk do të jetë me kombëtaren e Kosovës.
Duka tha se Shqipëria do luajë në Tiranë gjatë muajit qershor.
Luksemburgu duket të jetë rivali i parë i konfirmuar, ndërsa ka bisedime me Kilin dhe Danimarkën, sipas Dukës.
“Më 3 ose 6 qershor mos gaboj kemi konfirmuar miqësoren me Luksemburgun në Tiranë. Jemi duke folur me Kilin edhe Danimarkën për një ndeshje në Tiranë. Nuk kemi biseduar me Kosovën apo Italinë për një sfidë në qershor”, tha Duka.
Ndeshja e fundit miqësore mes kombëtares së Kosovës dhe Shqipërisë ishte zhvilluar në nëntor të vitit 2020.
Atëbotë, Shqipëria fitonte 2-1 ndaj Kosovës.
Në përgjithësi, dy kombëtaret tona janë përballur në tri ndeshje miqësore.
Kosova fitonte ndeshjen tjetër, të majit të 2018-ës, me shifrat prej 3-0, ndërsa miqësorja e parë – zyrtarisht – ishte zhvilluar në nëntor të vitit 2015, me ndeshjen që përfundonte me barazim, 2-2./GazetaExpress/
Një lajm I mirë për bashkëatdhetarët tanë në zonën Karlsruhe-Baden-Baden! Duke filluar nga kjo verë, Reisebüro Prishtina sjell një...