KF Llapi ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Komisionit Disiplinor dhe Etikës, duke shprehur pakënaqësi të thellë për mënyrën se si është marrë ky vendim pas ndeshjes ndaj KF Drenica.Në reagimin zyrtar, klubi nga Podujeva thekson se vendimi është marrë në mënyrë të ngutshme, pa u bazuar në fakte të plota dhe pa reflektuar realitetin e ngjarjes. Llapi kundërshton gjithashtu cilësimin si “recidivist”, duke theksuar se prej kohësh nuk është përfshirë në incidente të natyrës disiplinore dhe se ky vlerësim është i padrejtë.Sa i përket pretendimeve për sulm ndaj autobusit të ekipit mysafir, klubi sqaron se sipas raportit zyrtar të Policisë në Podujevë, incidenti ka ndodhur larg stadiumit dhe është shkaktuar nga një person i vetëm, i cili ka hedhur një shishe parfumi duke dëmtuar xhamin e autobusit. I dyshuari është arrestuar menjëherë, ndërsa Llapi thekson se tifogrupi “Legjendat” nuk ka qenë i përfshirë në këtë rast.Klubi pranon se ka pasur hedhje të disa shisheve plastike nga tribunat në momentin e hyrjes së ekipit mysafir në zhveshtore, por thekson se situata ka qenë nën kontroll dhe nuk ka pasur të lënduar në radhët e FC Drenica.Duke u bazuar në këto fakte, Llapi e konsideron vendimin të padrejtë dhe ka bërë të ditur se ka ushtruar ankesë, duke kërkuar rishqyrtim dhe anulim të masës së shqiptuar. Klubi shpreson që ndeshja e radhës, derbi ndaj FC Prishtina, të zhvillohet me praninë e tifozëve, përfshirë “Legjendat” dhe “Plisat”, në një atmosferë sportive.Në fund, Llapi thekson se do të vazhdojë të mbrojë të drejtën e tij dhe të kërkojë vendime të drejta, të bazuara në fakte.
Një lajm I mirë për bashkëatdhetarët tanë në zonën Karlsruhe-Baden-Baden! Duke filluar nga kjo verë, Reisebüro Prishtina sjell një...