Zyrtari i LDK-së, Muhamet Hamiti, ka vlerësuar se Kosova është kapluar nga një paralizë e përgjithshme shoqërore, politike dhe ekonomike.
Ai ka bërë me dije se fajin për këtë e ka qeveria aktuale.
Në profilin e saj në Facebook, Hamiti ka shkruar se është koha e fundit që qytetarët ta refuzojnë këtë lloj pushteti.
“Kosova ka zgjedhur dhe rizgjedhur vitet e fundit pushtet jodemokratik, siç po e shohim të gjithë. Vendi ka rrëshqitur teposhtë në të gjithë treguesit e demokracisë, efektivisht drejt një diktature të zgjedhur me votë. Vendin e ka kapluar një paralizë e përgjithshme shoqërore, politike dhe ekonomike për fajin e klasës së vet politike. Është koha e fundit që njerëzit tanë ta shohin realitetin, ta refuzojnë këtë lloj pushteti dhe këtë kulturë antidemokratike që po instalohet gjerësisht në Kosovë”, ka shkruar Hamiti.
Një lajm I mirë për bashkëatdhetarët tanë në zonën Karlsruhe-Baden-Baden! Duke filluar nga kjo verë, Reisebüro Prishtina sjell një...