Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kërkuar kohë për trajtimin e Projektligjit për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Tahiri ka thënë se fakti që disa çështje po tentohet të bëhen me nguti, tregon se Lëvizja Vetëvendosje po e ndërton program politik për zgjedhjet e ardhshme. Sipas Tahirit, kjo gjë po shihet “nga aeroplani”.
“Rroga e 13-të, pako 200 milionë, Byronë. Janë zotime të juaja që keni dështu me i pru”, ka thënë Tahiri.
Ai ka thënë se sot do të votojnë “pro”, por nëse s’do të jepet koha e mjaftueshme për trajtim do të kundërshtojnë.
Një lajm I mirë për bashkëatdhetarët tanë në zonën Karlsruhe-Baden-Baden! Duke filluar nga kjo verë, Reisebüro Prishtina sjell një...