Gruda liston vërejtjet e PDK-së për Byronë: Nëse s'përmirësohen, s'kemi se si ta përkrahim - Gazeta Express
string(86) "gruda-liston-verejtjet-e-pdk-se-per-byrone-nese-spermiresohen-skemi-se-si-ta-perkrahim"

Ballina

Gazeta Express

17/04/2026 13:54

Gruda liston vërejtjet e PDK-së për Byronë: Nëse s’përmirësohen, s’kemi se si ta përkrahim

Ballina

Gazeta Express

17/04/2026 13:54

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ku po bëhet leximi i parë i Projektligjit për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, ka listuar disa prej vërejtjeve që ka lidhur me Projektligjin, shkruan Gazeta Express.

Gruda ka thënë se gabimi i parë ka qenë fakti që s’ka pasur konsultim publik. Ai ka thënë se i ka propozuar ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, që të ketë një konsultim publik legjislativ në mes të leximit të dytë dhe të tretë.

“S’ka pasur konsultim publik, duhej të vihej në konsultim publik para miratimit në Qeveri. Një ligj kaq i ndjeshëm duhet t’i nënshtrohet një debati nga profesionistët. Duhej t’i jepej mundësi secilit qytetar që të japë mendimin për këtë ligj. Është standard që kërkohet. Ka qenë një lëshim që s’do të duhej të ndodhte”, ka thënë Gruda.

“Mund të organizojmë mes dy leximeve, konsultim publik për legjislacion, ia kam propozuar edhe ministres. Mendoj se është rruga se si ta bëjmë ligjin në përputhje me Kushtetutën”, ka thënë Gruda tutje.

Ai ka thënë se edhe lënia e disa çështjeve për t’u rregulluar me akte nën-ligjore është përsëri problematike, meqë Kushtetuesja ka sqaruar se gjithçka duhet të rregullohet me Ligj.

“Vërejtja e dytë. Kushtetuesja ka bërë vërejtje për ligjin se asgjë s’mund të rregullohet me akte nën-ligjore, por me ligj. Ajo dispozitë që i është lënë drejtorit për veprime me disa akte-nënligjore duhet të fshihet”, ka thënë Gruda, raporton Express.

Deputeti i PDK-së ka folur edhe për mungesën e mekanizmit të kompensimit, duke thënë se një mekanizëm i tillë është i nevojshëm për ta bërë Byronë më efikase. Sipas Grudës, kompensimi duhet të jetë më i lartë, në mënyrë që Byroja të mos trajtojë çfarëdo rasti.

“Mungesa e mekanizmit për kompensim efikas. Ky mekanizëm e bën byronë më efikase, për të mos u marrë me çfarëdo rasti”, ka thënë ai tutje.

Gruda ka thënë se Projektligji ka edhe probleme në mënyrën se si është shkruar, duke thënë se s’është shkruar me gjuhë juridike.

“Ligji s’është shkruar në gjuhë juridike”, ka thënë Gruda tutje.

Ai ka kritikuar edhe emrin e Projektligjit, duke thënë se në përmbajtje nuk pasqyrohet, meqë Byroja nuk konfiskon pasuri, por Gjykata.

|”Byroja nuk konfiskon pasuri. Titulli i Ligjit nuk e reflekton përmbajtjen e Ligjit. Gjykata vendos për konfiskimin”, ka thënë Gruda.

Ai ka thënë se sot PDK-ja do të abstenojë në lexim të parë, me qëllim të krijimit të hapësirës për të pasur konsultime legjislative në mes të leximeve për të adresuar vërejtjet.

Gruda ka thënë se nëse ato ndryshime s’do të ndodhin, PDK nuk ka se s’i ta përkrah një Ligj të tillë.

“Që ligji të kalojë duhet t’i jepet shans përmirësimit”, është shprehur Gruda./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement