Zogaj i LDK-së nuk e përjashton mundësinë për një “marrëveshje në moment të fundit” për presidentin - Gazeta Express
string(97) "zogaj-i-ldk-se-nuk-e-perjashton-mundesine-per-nje-marreveshje-ne-moment-te-fundit-per-presidentin"

Lajme

Gazeta Express

17/04/2026 6:53

Zogaj i LDK-së nuk e përjashton mundësinë për një “marrëveshje në moment të fundit” për presidentin

Lajme

Gazeta Express

17/04/2026 6:53

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), nuk e përjashtoi mundësinë e një arritjeje të marrëveshjes për presidentin në momentin e fundit.

“Çdo ditë që po kalon jemi më afër zgjedhjeve, por dikush kishte me argumentu që ka kohë akoma, ka raste, ka pasur raste edhe në historinë tonë të kaluar të re ku edhe në momentin e fundit janë bërë marrëveshje politike, nuk kishim dashur që kjo të ndodhë në momentin e fundit për arsye se kemi pasur kohë mjaftueshëm për të menduar e analizuar e për të ardhur deri te ky moment, por ka edhe raste kur marrëveshjet të arrihen edhe në momentin e fundit.

Kur u pyet se a janë optimistë se në momentin e fundit do të arrijnë marrëveshje, ai tha se nuk është e dëshirueshme.

“Por ne besojmë se ka një urgjencë në këtë temë”, u shpreh ai. /rtv21

Advertisement
Advertisement
Advertisement