Çështja e Presidentit, Isufi: VV-ja s’ka gatishmëri, kriza është krijuar për ta shfrytëzuar pushtetin - Gazeta Express
string(97) "ceshtja-e-presidentit-isufi-vv-ja-ska-gatishmeri-kriza-eshte-krijuar-per-ta-shfrytezuar-pushtetin"

Lajme

Gazeta Express

17/04/2026 8:57

Çështja e Presidentit, Isufi: VV-ja s’ka gatishmëri, kriza është krijuar për ta shfrytëzuar pushtetin

Lajme

Gazeta Express

17/04/2026 8:57

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi ka folur lidhur me çështjen e zgjedhjes së Presidentit të vendit.

Ai kritikoi qasjen e partisë në pushtet, duke thënë se, sipas tij, ata shpesh e ndërlikojnë edhe atë që është e thjeshtë, në vend që të ofrojnë zgjidhje për çështjet më të vështira.

Isufi theksoi se vendi po përballet me një situatë të vazhdueshme krize, e cila, sipas tij, reflekton mungesë vullneti për të gjetur zgjidhje.

“Partia në pushtet, me liderin aktual funksionon më shumë duke e komplikuar atë më të thjeshtën, sesa e zgjidh të komplikuarën, për ta bërë më të thjeshtë. Funksionimi në krizë është që një vit e tepër është duke ndodhur dhe kjo mënyrë e sjelljes tregon se nuk ka gatishmëri”, tha ai.

Ai shtoi se kjo gjendje krize nuk është e rastësishme, por siç tha me synim zgjatjen e qëndrimit në pushtet.

“Kjo mënyrë  e krizës së krijuar me qëllim është për të përfituar në kohë, për të shfrytëzuar pushtetin më gjatë, për të krijuar situatë kaotike”, tha ai. /Klan Kosova

Advertisement
Advertisement
Advertisement