Diskutimet brenda dhe jashtë “Big Brother VIP Albania” po vazhdojnë të përqendrohen te dinamikat e marrëdhënieve mes banorëve, sidomos në këtë fazë finale të spektaklit.
Gjatë intervistës në Big Brother Radio, Top Albania Radio, moderatori Blendi Salaj ka intervistuar finalisten Selin. Ajo është shprehur se si është të jesh një finaliste, por edhe për marrëdhënien e saj midis Mirit dhe Rogertit…
Gjatë bisedës Selin u pyet nga Blendi se përse komenti i Monikës e irritoi aq shumë. Ja se si shprehet ajo…
E vlerësoj shumë që po ma kursen sepse realisht është bërë shumë e lodhshme si temë (krevati). Mezi po pres të dalë nga këtu dhe mos ta zë kurrë më në gojë sepse ka qenë dëshira e këtyre për t’ja dhënë këtë fuqi. Sa i përket Monikës, unë jam shumë dakort që ato janë opinionistë të programit dhe në fund të ditës ato kanë opinionet e tyre, por mos të harrojmë në kushtet që ne jemi një mendim i joti që mund ta ndash me mua në këto momente aty brenda kushton një debat. Aty brenda i kushton dikujt një fërkim barku ‘sa mirë ja tha hajde ta zëmë ngushtë’. Më ka ardhur keq për qasjen e Monikës kundër meje, sepse ka qenë një Monikë që në kohën kur unë kam qenë në partneritet me Mirin ka qenë një Selin shumë e shkathët inteligjente, e mirë sepse mesa duket suporton lojën e Mirit. Më pas u bë një Selin qe shfrytëzoi Mirin, përfitoi nga Miri.
Reisebüro Prishtina vazhdon të ofrojë fluturime të rregullta drejt destinacioneve kryesore evropiane. Fluturimet në linjën Berlin – Prishtinë, si...