Vdekja tragjike e babait me dy fëmijët, shpallet e premtja Ditë Zie në shkollën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë - Gazeta Express
string(107) "vdekja-tragjike-e-babait-me-dy-femijet-shpallet-e-premtja-dite-zie-ne-shkollen-ibrahim-mazreku-ne-malisheve"

Lajme

Gazeta Express

16/04/2026 23:25

Vdekja tragjike e babait me dy fëmijët, shpallet e premtja Ditë Zie në shkollën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë

Lajme

Gazeta Express

16/04/2026 23:25

Në koordinim me Drejtorinë e Arsimit, Këshillin e Prindërve dhe Këshillin e Mësimdhënësve, SHFMU “Ibrahim Mazreku” në Malishevë, njofton se në shenjë solidarizimi dhe respekti për ndarjen tragjike nga jeta të nxënësve tanë të klasës së tretë: Naile dhe Kujtim Berisha, si dhe të prindit të tyre, Ilir Berisha, dita e premte, më 17.04.2026, shpallet: Ditë Zie.

Në njoftim theksohet se gjatë kësaj dite pezullohet procesi mësimor.

“Ftojmë të gjithë nxënësit dhe stafin që këtë ditë ta respektojmë me dinjitet, qetësi dhe solidaritet. Për organizimin e mbledhjes komemorative do t’ju njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftim.

Advertisement
Advertisement
Advertisement