Diskutimet brenda dhe jashtë “Big Brother VIP Albania” po vazhdojnë të përqendrohen te dinamikat e marrëdhënieve mes banorëve, sidomos në këtë fazë finale të spektaklit.
Gjatë intervistës në Big Brother Radio, Top Albania Radio, moderatori Blendi Salaj ka intervistuar finalisten Selin.
Blendi: Je e vetmja vajzë në finale, a kanë ndryshuar sjellje meshkujt e shtëpisë këtë javë?
Selin: E kam quajtur veten Shote Galica dhe kështu kam qenë! Një burrneshë mes burrave! Kam patur edhe probleme shëndetsore, Rogerti më ka qëndruar afër pak më shumë. Sa i takon garës… Ka qenë po e njëjta, asnjë ndryshim nga ata.
Blendi: A ka diçka që nuk do të doje ta kishe bërë?
Selin: Fjalë të thëna, veprime… po kam bërë gabime. Jam ndier keq, por edhe jo, sepse nuk e kam kufizuar veten. Do të doja të tërhiqja mbrapsht një nga situatat më të përfolura të ditëve të para, nuk dua të përmend. Përballja me Juelën më ka nxjerrë në pah një pjesë të errët të natyrës sime.
E treta… Krahinizmi… një frazë e gabuar! Jo një mendim i imi për atë krahinë, ishte një gafë që do ta vuaj.
Blendi: Cfarë nuk ka kuptuar publiku nga ti?
Selin: Më kanë quajtur arrogante … Po në ndonjë sitiuata kam dalë si e tillë, por jashtë nuk jamë e tillë. Jam e çiltër, pozitive… Këtu brenda kam dashur të mbijetoj, ndaj jam shfaqur kështu. Ata që më kanë kuptuar… Do të jemi miq edhe jashtë.
Heqim Gimbon… Marrëdhëniet me djemtë i kam pasur të mira. Me Juxhinin, Kristin, Shëndritin, sidomos me ta. Momentet më “funny” lidhen me ta.
Reisebüro Prishtina vazhdon të ofrojë fluturime të rregullta drejt destinacioneve kryesore evropiane. Fluturimet në linjën Berlin – Prishtinë, si...