Diskutimet brenda dhe jashtë “Big Brother VIP Albania” po vazhdojnë të përqendrohen te dinamikat e marrëdhënieve mes banorëve, sidomos në këtë fazë finale të spektaklit.
Gjatë intervistës në Big Brother Radio, Top Albania Radio, moderatori Blendi Salaj ka intervistuar finalisten Selin.
Blendi: Si ndihesh në këtë fazë të lojës?
Selin: Miks emocionesh, loja ka patur ulje-ngritjet e veta. Ndjej mall për familjen patjetër. Garë e frortë, por kam ende energjite e fundit. Kam shpresë, ndjesi e veçantë, shpresoj te jem unë fituesja. Publiku e ka parë që jam 100% e vërtetë, kam arritur të tregoj të gjitha ngjyrat e mia. Nuk i kam vendosur vetes limite.
Blendi: Po nëse do të takoje Selinën e ditës së parë, çfarë do t’i thoje?
Selin: Jo çdo gjë është siç e mendon. Duhet të tregosh kujdes, shumë… Kjo është këshilla që do ti jepja vetes më 20 dhjetor. E kisha marrë lehtë. Nuk e dija sesi gjërat aq lehtësisht mund të merrnin konotacione të gabuara.
Blendi: Nëse do e bëje prapë nga fillimi?
Selin: Nuk do ta bëja njësoj!
Reisebüro Prishtina vazhdon të ofrojë fluturime të rregullta drejt destinacioneve kryesore evropiane. Fluturimet në linjën Berlin – Prishtinë, si...