Qeveria zvicerane planifikon të ashpërsojë rregullat për blerjen e pasurive të paluajtshme nga shtetasit e huaj. Sipas një njoftimi të bërë të mërkurën, të huajt do të duhet të marrin një leje të posaçme përpara se të blejnë një shtëpi në Zvicër, përcjell albinfo.ch.
Kjo masë synon të ndihmojë në përballimin e mungesës së banesave në vend. Në këtë kuadër, autoritetet planifikojnë që qasja në blerjen e banesave kryesore për shtetasit e vendeve jashtë Bashkimit Evropian dhe Shoqatës Evropiane të Tregtisë së Lirë (EFTA) – ku bëjnë pjesë Norvegjia, Islanda dhe Lihtenshtajni – të jetë e mundur vetëm me autorizim të veçantë.
Gjithashtu, Këshilli Federal planifikon të ashpërsojë edhe rregullat për blerjen e shtëpive të pushimit. Kuotat vjetore që u jepen kantoneve për blerjen e këtyre pronave nga shtetas të vendeve të treta do të reduktohen.
Për më tepër, edhe shitjet e pasurive të paluajtshme ndërmjet shtetasve të huaj do t’i nënshtrohen një procedure autorizimi. Këto masa synojnë të kufizojnë presionin në tregun e banesave dhe të përmirësojnë qasjen e banorëve vendas në prona. /Albinfo.ch/
Reisebüro Prishtina vazhdon të ofrojë fluturime të rregullta drejt destinacioneve kryesore evropiane. Fluturimet në linjën Berlin – Prishtinë, si...