Kuvendi i Kosovës do zhvillojë seancë ditën e nesërme duke filluar nga ora 10:00.
Në njoftimin për media, Kuvendi ka bërë të ditur edhe se në rend dite janë 6 pika, përcjell Gazeta Express.
4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme; Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë se Republikës se Kosovës nr.07/07, dt.30.03.2026 për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza, dhe; Propozimi i dy (2) kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, janë tri nga pikat e rendit të ditës.
Njoftimi:
Data: 17 prill 2026
Dita: E premte
· Vendi: Seanca plenare
· Koha: 10:00
Rendi i ditës
1. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
3. Pyetjet parlamentare,
4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-019 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme,
5. Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë se Republikës se Kosovës nr.07/07, dt.30.03.2026 për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza,
6. Propozimi i dy (2) kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.
Reisebüro Prishtina vazhdon të ofrojë fluturime të rregullta drejt destinacioneve kryesore evropiane. Fluturimet në linjën Berlin – Prishtinë, si...