Adri Nurellari, duke komentuar zgjedhjet në Bullgari që do mbahen të dielën e kësaj jave, ka thënë se pushteti i kryeministrit Boyko Borisov, po lëkundet për herë të parë që nga viti 2009.
Nurellari, ka thënë edhe se, faktor për këtë, është nisma Progresivna Bulgaria, e themeluar nga Rumen Radev, i cili ka ndërtuar një profil kundër korrupsionit dhe, anti -statu quo.
‘’ Nëse opozita arrin një minimum koordinimi pas zgjedhjeve të 19 prillit, rotacioni kalon nga skenar hipotetik në rezultat shumë të mundshëm. Rasti inkurajues i Hungarisë gjatë fundjavës së kaluar tregon se edhe sistemet e konsoliduara të pushtetit mund të bien’’, ka shkruar ai.
Postimi:
Zgjedhjet po afrohen në Bullgari dhe, për herë të parë që nga viti 2009, dominimi i Boyko Borisov duket realisht i lëkundur. Partia e tij, GERB, ka qenë shtylla e pushtetit për mbi 15 vite, duke rikthyer vazhdimisht kontrollin falë rrjetit të patronazhit, avantazheve institucionale dhe një opozite të fragmentuar.
Faktori i ri është nisma Progresivna Bulgaria, e themeluar nga Rumen Radev, ish president dhe ish shef i Forcave Ajrore, i cili ka ndërtuar një profil të fortë anti-status quo dhe anti-korrupsion, duke ndikuar në rikonfigurimin e kampit opozitar. Nëse opozita arrin një minimum koordinimi pas zgjedhjeve të 19 prillit, rotacioni kalon nga skenar hipotetik në rezultat shumë të mundshëm. Rasti inkurajues i Hungarisë gjatë fundjavës së kaluar tregon se edhe sistemet e konsoliduara të pushtetit mund të bien.