Krimi makabër në Turqi: Dalin pamjet e kryerësit të veprës dhe gjestet e dyshimta pak para sulmit - Gazeta Express
string(96) "krimi-makaber-ne-turqi-dalin-pamjet-e-kryeresit-te-vepres-dhe-gjestet-e-dyshimta-pak-para-sulmit"

Lajme

Gazeta Express

16/04/2026 10:43

Krimi makabër në Turqi: Dalin pamjet e kryerësit të veprës dhe gjestet e dyshimta pak para sulmit

Lajme

Gazeta Express

16/04/2026 10:43

Ngjarja tragjike që ndodhi ditën e djeshme në Turqi la 9 persona të vdekur e 13 të tjerë të plagosur. Por pas aktit makabër, në rrjete sociale po qarkullon një video që dyshohet se tregon 14-vjeçarin pak para se të kryente sulmin e rëndë në shkollën e tij në Turqinë jugore

Videoja thuhet se është regjistruar nga shokët e tij të klasës pak para sulmit vdekjeprurës në provincën Kahramanmaras ku humbën jetën 9 persona.

Në pamjet filmike, i mituri shihet duke ecur nëpër klasë teksa shihet edhe teksa kërcen. Një shenjë ndoshta paralajmëruese ishin duart e tij të cilat i kishte bashkuar dhe kishte ngritur gishtat treguar në formë armë.

Sikur të mos mjaftonte kjo, i dyshuari adoleshent në fund kreu vetëvrasje pas sulmit. Mësohet se autori 14-vjeçar ishte “inspiruar” nga një masakër e regjistruar në vitin 2014 në Shtetet e Bashkuara.

Advertisement
Advertisement
Advertisement