Mediat amerikane: SHBA pritet të dislokojë mijëra trupa shtesë në Lindjen e Mesme për të ushtruar presion ndaj Iranit - Gazeta Express
string(116) "mediat-amerikane-shba-pritet-te-dislokoje-mijera-trupa-shtese-ne-lindjen-e-mesme-per-te-ushtruar-presion-ndaj-iranit"

Lajme

Gazeta Express

16/04/2026 9:54

Mediat amerikane: SHBA pritet të dislokojë mijëra trupa shtesë në Lindjen e Mesme për të ushtruar presion ndaj Iranit

Lajme

Gazeta Express

16/04/2026 9:54

SHBA po lëviz për të dislokuar mijëra trupa shtesë në Lindjen e Mesme në ditët në vijim, ndërsa Washingtoni synon të ushtrojë presion ndaj Iranit për të arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit.

Siç raporton The Washington Post, duke u bazuar në disa zyrtarë aktual dhe ish-zyrtarë që folën në mënyrë anonime, përforcimet thuhet se përfshijnë një personel prej rreth 6 mijë personash në bordin e aeroplanmbajtëses “USS George H.W. Bush” dhe anijeve shoqëruese të saj, sipas zyrtarëve aktual dhe ish-zyrtarëve që folën në mënyrë anonime.

Rreth 4.200 trupa të tjerë, pjesë e Grupit Amfib “Boxer” dhe Njësisë së 11-të Ekspedicionare të Marinës, pritet gjithashtu të mbërrijnë në fund të muajit prill.

Ky grumbullim pritet të shtohet mbi forcat ekzistuese në rajon ndërsa armëpushimi dy-javor i afrohet afatit të tij më 22 prill.

Këto trupa do t’u bashkohen një personeli prej rreth 50 mijë amerikanësh që Pentagoni ka bërë të ditur se tashmë janë të angazhuar në operacione kundër Iranit.

Raporti thotë se administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, po shqyrton sulme të mëtejshme ajrore ose operacione tokësore nëse armëpushimi i brishtë dështon.

Bisedime janë mbajtur në kryeqytetin pakistanez Islamabad gjatë fundjavës për të tentuar t’i jepet fund përfundimisht luftës SHBA-Izrael kundër Iranit që nisi më 28 shkurt, por nuk u arrit marrëveshje.

Gjithashtu po zhvillohen përpjekje për të mbajtur një raund tjetër bisedimesh.

Advertisement
Advertisement
Advertisement