Olise e thumbon Real Madridin: A janë këta mbretërit e Championit? - Gazeta Express
string(64) "olise-e-thumbon-real-madridin-a-jane-keta-mbreterit-e-championit"

Sport

Gazeta Express

16/04/2026 9:17

Olise e thumbon Real Madridin: A janë këta mbretërit e Championit?

Sport

Gazeta Express

16/04/2026 9:17

Pas një nate të çmendur në Champions League, Bayern Munichu po e feston kualifikimin pas fitores ndaj Real Madridit dhe ndër protagonistët kryesorë ishte edhe Michael Olise, autor i golit vendimtar në fund.

Sulmuesi francez nuk e fshehu kënaqësinë për suksesin dhe, në të njëjtën kohë, lëshoi edhe një “thumbim” ndaj madrilenëve: “Real Madridi? Mbretërit e Champions League?”, tha ai me ironi për “TNT Sport”, përcjell “Gazeta Express”.

“Ok, të gjithë e dinë këtë… por edhe ne treguam se jemi një skuadër e madhe.”

Olise më pas u ndal te ndeshja dhe karakteri i skuadrës: “Nuk ishte e lehtë, ishte një ndeshje shumë e vështirë, por ne besuam deri në fund dhe ia dolëm ta përmbysim.”

Francezi ishte protagonist absolut në momentet vendimtare, duke shënuar në kohën shtesë dhe duke vulosur suksesin e bavarezëve, të cilët e eliminuan Real Madridin dhe e siguruan kalimin në gjysmëfinale.

Bayern është gati të luftojë deri në fund për trofeun, ndërsa “mbretërit” e Evropës këtë herë u detyruan të dorëzohen. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement